KUJDES, nga 1 Janari do të inçizojnë kamerat në udhëkryqe
|
Kamerat që janë vendosur nëpër semaforat në Shkup pritet të fillojnë të jenë në funksion. Këta kamera do të kenë dy funksione edhe atë njëra si sigurim dhe tjetra për kërkim.
Kamerat nuk do të kenë asnjë ndikim negativ, përkundrazi qëllimi i tyre do të jetë që të monitorohen sa më shumë që është e mundshme parregullsit në komunikacion.
Vlen të theksohet se kamerat janë të kualitetit më të lartë dhe do të jetë shumë e lehtë të identifikohet vetura e cila do të bëjë parregullsi, me çka kamerat do të shfaqin fotografi shumë të pastër të regjistrimit, kohës dhe lokacionit për raste të ndryshme në komunikacion.
Kamerat e vendosura në Shkup do të vihen në funksion që nga 1 Janari 2015.









