Lëvizja për Reforma në PDSH me zyrë edhe në Tetovë
|
“ZYRAT GATI NË TETOVË, kjo do jetë hapësira jonë e përbashkët”, thuhet në kumtesën e postuar nga Lëvizja për Reforma PDSH - Tetovë
Në këtë kumtesë jepen edhe detaje tjera se si do funksionoj kjo zyrë, kur do filloj së funskionuari etj.
“Nga java e ardhshme të gjithë do keni qasje në zyrat tona në Tetovë. Komunikim i vazhdueshëm online në përmasat bashkëkohore dhe takime çdo moment me Ju, tashmë edhe në hapësirat tona.
Po fillon epoka e re në politikën shqiptare. Bashkë me rikthimin në identitetin e saj të PDSH-së, proces që tashmë po ec me hapa të sigurtë, po hyjmë në epokën e re të politikbërjes përgjithësisht në taborin shqiptar. Përcaktim i palëkundur për rikthim të PDSH-së aty ku e ka vendin – mes vlerës kombëtare, hapësira për të rinjtë e talentuar të profesioneve të ndryshme, dhe mundësia e derdhjes së përvojës së mësuesve tanë. Prezantim dinjitoz medial i gjithë halleve të shqiptarëve, dhe hapje e dyerve të partisë për të gjithë, ky do të jetë fillimi i mirëfilltë i një qasje korrekte, që fillon në Tetovë nga java e ardhshme.
PDSH-ja DO TË JETË E GJITHË SHQIPTARËVE, HAPSIRAT E REJA TË PARTISË JANË EDHE TUAJAT”, përfundon kumtesa e postuar në faqen në facebook të Lëvizjes për Reforma PDSH - Tetovë.
/tetova1/










