Tetova do të fitoj teatër modern deri në fund të vitit 2017 (FOTO)
Në hapësirën pas Pallatit të kulturës në Tetovë filluan punët përgaditore për ndërtimin e objektit të ri ku do të vendosen bibiloteka e qytetit dhe teatri. Investimi është siguruar nga Ministria e Kulturës në vlerë prej 13 milion eurosh.
Pas 4 vitesh vonesë në realizimin e projektit, më në fund u nënshkruan kontrata për ndërtimin e një qendre kulturore - arsimore në Tetovë, në kuadër të së cilës do të vendoset teatri dhe biblioteka e qytetit. Institucioni kulturor “Ilo Anteski - Smok” nënshkroi kontratën për kryerjen e punëve ndërtimore në hapësirën prej 15.000 metra katror në qendër të qytetit. Kompania nga Tetova “Urban Plan Construction” do të duhet të realizoj projektin e ndërtimit për 819 504 100 denarë, ose rreth 13.3 milionë euro. Ndërtesa e re e teatrit dhe bibliotekës është planifikuar të përfundojë deri në 31 dhjetor 2017.
Në këtë objekt parashikohet të ketë një sallë të vogël teatri, hapësirë për bibliotekën, sallë kinemaje, hapëisra për shkollë të gjuhëve të huaja dhe si dhe hapësira për aktiviteteve komerciale, amfiteatër në natyrë dhe parkim nëntokë me një kapacitet prej 221 automjeteve.
Autorët e projektit janë Besian Mehmeti, Betim Zeqiri dhe Bekir Ademi nga “Arhing Group”, sipas projektit ideor i cili poashtu është punë e “Arhing Group”.
/tetova1.com/














