Konkursi për administratorë, ja vendet e punës dhe aplikimi
|
Sekretariati Gjeneral i Qeverisë publikoi sot konkursin për pranimin e 194 administratorëve të rinj.
Sipas konkursit të publikuar, shpallen vende të lira për 73 persona me arsim të mesëm dhe 121 persona me arsim të lartë, njofton Zhurnal.
Kandidatët me arsim të mesëm mund të konkurrojnë për vendin e punës “Referent i ri për Çështje teknike” (54 vende të lira) dhe “Referent i ri për Mbështetje Operative rreth Çështjeve Teknike” (19 vende të lira).
Ndërkohë, kandidatët me arsim të lartë mund të konkurrojnë për vendet e punës si në vijim:
- Këshilltar Shtetëror për Sistem Politik (2);
- Bashkëpunëtor i ri për Çështje të Përgjithshme dhe Administrative (22);
- Bashkëpunëtor i ri për Ekonomi dhe Administratë Biznesi (12);
- Bashkëpunëtor i ri për Çështje Administrative (26);
- Bashkëpunëtor i ri për Çështje Profesionale dhe Administrative (18);
- Bashkëpunëtor i ri për Mbështetje Operative rreth Çështjeve Teknike (32);
- Bashkëpunëtor i ri për Mbështetje Operative rreth Menaxhimit Teknik (9).
Për të aplikuar në konkurs klikoni këtu.










