Zaev e ka lutur Ahmetin të dale prej Qeverisë
Lideri opozitar, nëpërmjet ndërmjetësve e ka lutur Ali Ahmetin që të dale prej qeverisë, mëson televizioni Alfa. Burime partiake zbulojnë se ai ka vërtetuar se do t`i publikoj disa informacione për qeverinë që do të krijojnë tensione.
Lideri i BDI-së kësaj kërkese iu është përgjigjur me porosi- fitoi zgjedhjet me program dhe ofertë të mirë. Me politika destruktive dhe kaotike, asgjë nuk do të arrish.
Burime brenda LSDM-së të afërta me grupin e të pakënaqurve nga udhëheqësi aktuale, vërtetojnë se Zaev i ka çuar fjalë Ahmetit, por ka marr përgjigje negative.
Me muaj Zaev i mban as në tokë e as në qiell, me bombën e paralajmëruar, ndërsa durimi i tyre për çdo ditë zvogëlohet. Një pjesë e deputetëve thuan se nuk do të tërhiqen prej mandateve.
Kjo gjë, fatkeqësisht është praktika e Zaev. Nuk është hera e parë që Zaev ta lus faktorin shqiptar, transmeton zhurnal.mk
Menduh Thaçi më herët pat publikuar mesazhet ku lideri opozitar e lut për takim.




