Emini: Renova ka përparësi, nga Shkëndija nuk kam ofertë - tetova1.com

Emini: Renova ka përparësi, nga Shkëndija nuk kam ofertë


Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Dec 14, 2014





Pas përfundimit të kontratës dyvjecare me Renovën, thashethemet për të ardhmen e mesfushorit Izair Emini nga fshati Përshefcë (Tetovë) nuk kanë të ndalur. Megjithatë, 29-vjeçari përgenjështron çdo gjë rreth rikthimit të tij të mundshëm në radhët e Shkëndijës së Tetovës.
“Asgjë nuk ka të vërtetë, të gjithë janë muhabete. Nuk kam as ftesë nga Shkëndija. Vetëm një gjë është e sigurt dhe ajo është se unë jam lojtar i lirë, pasi me Renovën më përfundoi kontrata dyvjeçare. Tani po pres dhe do të shohim se çka do të ndodh”, deklaroi për “Lajm”, Emini.
Duke folur për të ardhmen e tij, ai theksoi se përparësi ka Renova.
“Natyrisht se Renova ka përparësi, sepse kam kaluar dy vite të mrekullueshme. Te Renova kam pasur një komoditet dhe drejtuesit e klubit më kanë respektuar shumë. Pra do të jem i hapur për bisedime dhe do të pranojë ofertën më të mirë të mundshme”, tha Emini, i cili me Renovën është kualifikuar në gjysmëfinale të kupës vendore.
Ai nga sezoni 2010 deri në vitin 2012 ishte pjesë e Shkëndijës me të cilët fitoi edhe titullin e kampionit në Maqedoni dhe kupën Pavarësia në vitin 2012.

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net