“Tigrat” dështuan në arrestimin e tetovarit - tetova1.com

“Tigrat” dështuan në arrestimin e tetovarit


policijanokni5
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Dec 15, 2014





Njësitet speciale policore “Tigrat” dështuan në aksionin për arrestimin e Jeton Rexhepit të njohur si Llapi nga Tetova.

Aksioni për kapjen e 34 vjeçarit kishte nisur të dielën në mëngjes, kur policia kishte siguruar informatën se i shumëkërkuari Llapi po fshihej në shtëpi.

Ai pas arratisjes nga Burgu i Shtipit në dhjetor të 2012, ishte në kërkim për vuajtjen e dënimit me burg, pasi që ndaj tij rëndojnë vepra për vrasje dhe vepra tjera.

Llapi gjatë aksionit policor, ka hetuar ndërhyrjen e tyre dhe ka shkrepur dy plumba nga një pistoletë, duke u zhdukur më pas në drejtim të panjohur.

Llapi që është nga fshati Llërc e Tetovës është dënuar me 12 vjet burg për grabitjen dhe vrasjen e Fatmir Likës 31 vjeç në vitin 2002. Ai edhe në një rast tjetër i është shmangur policisë, gjatë tentimit për arrestimin e tij.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net