Agim Ibraimi, futbollist i vitit 2014 në Maqedoni
|
Këshilli drejtues i FFM-së në mbledhjen e fundit të tyre pos pikave tjera të rendit të ditës ka diskutuar edhe për më të mirët në vitin 2014. Kështu që futbollist më mirë i cili luan jashtë vendit është nominuar Agim Ibraimi futbollist i NK Maribor i kampionatit të Sllovenisë. Këtë e bëri publike anëtari i KD të FFM-së Memet Abdiu i cili është edhe kryetar i LFK të Tetovës.
“Me kënaqësi mund të deklarojë se Agim Ibraimi është i nominuar për futbollist më të mirë në Maqedoni, nga futbollistë që luajnë jashtë kampionatit vendor. Jasir Asani është i nominuar futbollist i vitit nga kategoritë e reja , ndërsa sponsori i KF Shkëndija do të nderohet me plaket në mesin e atyre që investon në futboll” tha Memet Abdiu anëtar i KD të FFM.
Për Agim Ibraimin është hera e dytë që fiton epitetin futbollist më mirë i Maqedonisë, ndërsa në vitin 2005 u shpall edhe futbollist më mirë për kategoritë e rinjve. Kur jemi tek sukseset e Agim Ibraimit duhet theksuar se në vitin 2012 ai u shpall jo vetëm futbollist më mirë Shqiptar në Maqedoni por edhe sportisti më mirë shqiptar në Maqedoni që është një nder i madh për këtë futbollist të shkëlqyer pasi është ndër sportistë e rrallë i cili ka pasur fatin që të merë këtë epitet në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit Shqiptar.
Agim Ibraimi në vitin 2014 është dëshmuar në fanellën e Mariborit sidomos në ndeshjet në Ligën e kampionëve dhe në reprezentacionin e Maqedonisë.
Në mesin të nominuarve në manifestimin e 23 dhjetorit që do të mbahet në Shkup është edhe futbollisti i ri i Vardarit Jasir Asani , Borçe Manevski merr çmimin ‘Futbollisti më i mirë i kampionatit vendor’. Igor Angelovski trajner i Rabotniçkit fiton epitetin trajner i vitit, ndërsa në kategorinë e femrave futbolliste më e mirë është dominuar Natasha Andonova, ndërsa FFM ndan mirënjohje të veçantë për sponsorin e Metalurgut, Minço Jordanov, për investimin shumëvjeçar dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit në Maqedoni.
Jo zyrtarisht merret veshtë se në mesin e mediumeve me mirënjohje do të nderohet edhe TV Alsat-M .














