Vala e protestave në Maqedoni
|
Në Maqedoni protestat janë shtuar si rezultat i pakënaqësive të qytetarëve me qeverinë se si i sjell vendimet. Nëse vazhdohet kështu, situata do të mund të radikalizohej. Janë të paralajmëruara protesta të reja studentore për ditën e premte.
Vladimir Delov nga Plenumi studentor thotë se protesta është një përkujtues i legjitimitetit të bartëve të pushtetit që është keqpërdorur dhe i njëjti po paraqitet si barrikadë ndaj fuqisë së tyre. Sipas tij, mbrojtësi më i mirë i shoqërisë është qytetaria e ndërgjegjshme dhe e njëjta e imponon kufizimin e procedurave të politikanëve si dhe krijon standarde ndaj të cilëve ata duhet të përmbahen.
“Mendoj se ka probleme midis mënyrës se si ne kërkojmë që të sjellën politikat dhe politikanëve në anën tjetër. Në këtë moment, standardet e imponuar nga qytetaria nuk po pranohen dhe nuk po pranohet edhe mënyra se si qytetarët duan që të sillen vendimet. Sipas meje, bëhet fjalë për konflikt midis mënyrës së sjelljes së politikave prej poshtë lart dhe autoritetit. Kjo gjë përfaqëson nënçmim për qytetarët, kur vlerësohet se pushteti ekzekutiv duhet që të sjell vendime në politik pa u konsultuar me opinionin e gjerë”, theksoi Delov.
Nuk është hera e parë që Qeveria të ngelet e shurdhër për kërkesat dhe argumentet e qytetarëve në protesta, si ato të AMAN kundër shtrenjtimit të rrymës, të falimentuarve, kundër ndryshimit të pamjes së GTC dhe ndotjes, si dhe të fundit për të punësuarit si honorarit.










