Ish-gruaja e Gruevskit e nënshkruan “ultimatumin” ndaj Qeverisë
Ish-bashkëshortja e kryeministrit Nikola Gruevski është në mesin e profesorëve që kanë nënshkruar letrën me të cilën kërkohet nga Qeveria të tërheqë propozimin për vendosjen e provimit shtetëror.
Suzana Arbutina, asistente në Katedrën e Mjekësisë Interne pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, ka nënshkruar letrën që i drejtohet kryeministrit Gruevski, në të cilën kërkohet hedhja e poshtë e idesë së provimit shtetëror.
Në letrën e drejtuar kryeministrit thuhet se vendosja e provimit shtetëror do të cenojë autonominë e garantuara të universiteteve dhe se kjo përbën shkelje të Kushtetutës.
FOTO: Suzana Arbutina dhe Nikolla Gruevski









