Kumanovë, Demi i trembur hynë në supermarket (FOTO) - tetova1.com

Kumanovë, Demi i trembur hynë në supermarket (FOTO)


Kategoria: PLUS / TOP LAJM

Postuar më: Enj, Dhj 25, 2014





Një dem i trembur ka përfunduar në një pompë benzinë në Kumanovë, duke shkaktuar kaos, demolime dhe shqetësime të qytetarëve.

Siç bëhet e ditur, demi duke i ikur pronarit të tij, ka vrapuar në drejtim të autostradës për Shkup dhe më pas i trembur ka përfunduar në pompën e benzinës që gjendet në autostradë.

Punonjësit e saj kanë theksuar se kafsha e trembur ka shfrytëzuar derën e hapur dhe ka hyrë në ambientet e brendshme të marketit, duke shkaktuar demolime dhe shqetësim të qytetarëve. Ky rast ka bërë jehonë edhe në rrjetet sociale. (INA)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net