Digjet transformatori në Zhelinë (FOTO) - tetova1.com

Digjet transformatori në Zhelinë (FOTO)


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sht, Dhj 27, 2014





Para pak kohësh është djegur transformatori i rrymës elektrike në fshatin Zhelinë, mirëpo falë intervenimit në kohë të zjarrëfikësve zjarri është lokalizuar edhe shuar pa dëme në njerëz.

Flakët, për të cilat ende nuk dihen shkaqet e përhapjes, kanë kapluar transformatorin duke përhapur zjarrë por që fatmirësisht kanë ngelur vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet vlera e dëmeve dhe nëse zjarri ka lënë pasoja edhe në teknikën e bardhë të vëndosura nëpër objekte banimi dhe afariste.

Tetova1.com

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net