As bombat e LSDM-së nuk luhatin pushtetin e VMRO-së - tetova1.com

As bombat e LSDM-së nuk luhatin pushtetin e VMRO-së


Kategoria: Lajme

Postuar më: Wed, Dec 31, 2014





- Bombat e paralajmëruara të LSDM-së nuk do të luhasin pushtetin, vlerëson profesori Zhidas Daskalovski.

Ai thotë se në kushte kur pushteti nuk ndikohet aspak nga protestat e studentëve dhe nga ato të qytetarëve për honorarët, provat që pritet të publikohen do të harrohen ashtu si edhe shumë çështje të tjera.

Daskalovski thotë në një deklaratë për Nova Makedonija se temat që po imponon opozita dhe grupet e tjera shoqërore do të zëvendësohen me tema të tjera dhe pushteti do të vazhdojë rrugën e tij.

“Reformat dhe idetë e koalicionit qeverisës do të zbatohen përballë protestave dhe kundërshtimeve nga një pjesë e opinionit. Me kohë këto tema do të zëvendësohen me të tjera, që do të jenë më aktuale. Protestat do të vazhdojnë në këtë mënyrë apo një tjetër, por nuk do të jenë më temë kryesore”, tha Daskalovski.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net