Abdilaqim Ademi:Propozimi i UEJL i pranueshëm - tetova1.com

Abdilaqim Ademi:Propozimi i UEJL i pranueshëm


abdilaqimademi
Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Jan 2, 2015





Për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është i pranueshëm propozimi i Universitetit të Evropës Juglindore që universitet e Maqedonisë të punojnë sipas programeve studimore të universiteteve më mirë të kualifikuara në Evropë dhe SHBA.

Ministri Abdilaqim Ademi në deklaratën për MIA-n theksoi se propozimi do ta përmirësojë cilësinë e arsimit sipëror dhe do ta risë mobilitetin e kuadrove mësimdhënëseve dhe studentëve. Përgjigjen përfundimtare, theksoi Ademi, MASH-i do ta japë gjatë shqyrtimit të ndryshimeve të Ligjit për arsim sipëror, i cili është në lexim të dytë në Kuvend.

“Morëm propozim konkret nga Universiteti i ELJ-së rreth mundësisë për harmonizmin e programeve studimore për universitet tona me kualifikim më të mirë të universiteteve në botë. Këtë propozim e shqyrtuam dhe duket si i pranueshsëm sepse vlerësojmë se përmes kësaj mund të rritet cilësia e arsimit sipëror në Maqedoni, por gjithashtu edhe universiteteve do t’u mundësojë të rritet mobiliteti i studentëve dhe profesorëve ” deklaroi Ademi.

Sipas tij, kjo gjithashtu do të mundësojë që universitet më lehtë të arrijnë deri te nënshkrimi i marrëveshje ndërkombëtare me universitetet më të mira në botë, si dhe shfrytëzim më të mirë të mjeteve evropiane nga programet Erzamus dhe Horizont 2020, për të cilat, tha, janë mes mekanizmave dhe mjeteve për ngritjen e cilësisë dhe mobiltetit të universiteteve të Maqedonisë dhe bashkëpunimi i tyre me universitet në rajon.

Një nga qëllimet, theksoi Ademi, është harmonizimi i standardeve për njohje të ndërsjellë të diplomave./

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net