FOKUS: Ziadin Sela fitoi VMRO, LSDM dhe BDI, tani lufton kundër Thaçit!
E përjavshmja “Fokus”,në editorialin e saj analizon rrugëtimin politik të kryetarit aktual të komunës së Strugës, Ziadin Sela.
Nga një deputet tejet aktiv në parlamentin e Maqedonisë, Ziadin Sela, krijoi figurën e politikanit që i mundësoi të ngadhënjejë në zgjedhjet lokale në Strugë. Në editorial shkruhet se në Strugë Sela në një mënyrë i fitoi VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në bashkë, dhe gjithashtu konkurrentët politik shqiptar BDI-në.
Në një shikim të parë, Sela u ndërtua si një politikan tipik i PDSH-së, që veprimin e tij politik dhe retorikën e i orientoi në kritika të ashpra kundër oponentëve. Pra, në këtë shikim dukej se Sela nuk do të artikulonte ndonjë politikë më të moderuar se politika e krerëve të PDSH-së.
Por, në fund doli se shumë njerëz kishin opinion të gabuar për Selën. Ai pranoi që të “vrapojë” në zgjedhjet lokale, ku edhe fitoi si kandidat i PDSH-së. Edhe për kundër asaj që siç duket dëshira dhe ambiciet e tij ishin të kontribuojë në politikën në nivel republikan.
Më pastaj ai i tha “jo” liderit të tij Menduh Thaçi i cili PDSH-në e ktheu në një kompani private.
Gjithashtu, të qëlluara ishin argumentet e Selës, që emërimi i përfaqësuesve politik të partisë të bëhet nga baza dhe jo me emërim nga lartë. Si duket kokëfortësia e Thaçit i kushtoi shumë që ai të mbetet pa asnjë deputet në zonën e pestë zgjedhore.
Kur ky konfrontim u ashpërsua, Sela nuk “vrapoi” të krijojë menjëherë parti të re, siç para tij më herët vepruan disa kundërshtarë të liderit të PDSH-së. Në vend të kësaj udhëhoqi një kampanjë të gjatë e të mundimshme për reformim, modernizim dhe demokratizim të PDSH-së.
Ai i fitoi VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në bashkë me BDI-në në Strugë, ndërsa tani i mbetet Thaçi brenda PDSH-së, betejë e cila paralajmëroi që nuk do të mbarojë brenda natës. Thaçi fitoi përkrahjen në Kongresin partiak, ndërkaq Sela ka paralajmëruar Kongres paralel në të cilin, siç tha, nuk do të votojnë delitantët e zgjedhur nga Thaçi, por anëtarësia e partisë.
Nëse nuk ka sukses edhe ky opsion, atëherë Selës i mbetet që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të marrë pjesë me lista të pavarura, duke u thirrur në brendin dhe traditat e PDSH-së, dhe kështu të përpiqet në zgjedhje të fitojë kryetarin e tij të mëparshëm.








