Ndërroi jetë mjeku tetovar, Mahmud Bajraktari
Sot më 5 janar pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë mjeku I njohur tetovar Mahmud Bajraktari, specialist pediatër.
Mjeku Mahmud dha një kontribut të çmuar në sferën e shëndetësisë në trevën e Pollogut, ndërsa ishte edhe pjesëmarrës në demonstratat e vitin 1968. Pikërisht për këtë ai ishte dënuar edhe me dy vjet burg, nga ana e pushtetit të atëhershëm Jugosllav. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 6 janar pas namazit të drekës. Kortezhi do të niset prej Xhamisë Eski në Tetovë./tv koha




