Tensione në Rostushe, banorët protestë sepse nuk patën energji 11 ditë rresht
Tensione dhe protesta janë shënuar dje në orët e mbrëmjes në fshatin Rostushe. Shkak për revoltën ishte mungesa e energjisë elektrike për 11 ditë rresht.
Banorët lokalë bllokuan rrugët dhe ndaluan ekipet e kompanisë EVN, edhe pasi këto të fundit mënjanuan defektin dhe mundësuan furnizimin me energji.
Në fshat mbërritën forca të shumta policie, por nuk u shënua asnjë incident, edhe pse banorët brohorisnin kohë pas kohe se do të thyenin nënstacionin e fshatit.
Në këtë rajon, si pasojë e reshjeve të borës dhe motit të keq, u ndërpre furnizimi me energji.
Defektet e shumta gjithandej morën shumë kohë për t’u rregulluar dhe kthyer rrjetin e shpërndarjes në normalitet.




