Aksioni DAP në Pollog, 14 mijë e 500 euro gjobë për 10 objektet hotelierike - tetova1.com

Aksioni DAP në Pollog, 14 mijë e 500 euro gjobë për 10 objektet hotelierike


policia
Kategoria: Ekonomi / Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Jan 10, 2015





Inspektorë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe të Inspektoratit Shtetëror të Tregut mbrëmë ndërmorën kontrolle në 12 lokale në rajonin e Pollogut. Në 10 objekte të kontrolluara janë zbuluar parregullsi, kryesisht për mos dhënien e llogarive fiskale, një pjesë nuk e regjistronin fare qarkullimin, ndërsa tek një pjesë e lokaleve pihej duhan. Në kontrollet e mbrëmshme inspektorët kanë dhënë gjoba në shumën e 14 mijë e 500 eurove, 5 ndalesa të përkohshme aktiviteti, 6 gjoba dhe dy ndalesa të tjera për shkak të pirjes së duhanit. Ndalesat për punë varësisht nga shkelja kanë të bëjnë me mbylljen e përkohshme nga 1 javë deri në 30 ditë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net