Vazhdon të përhapet gripi
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik javën e kaluar ishin regjistruar 599 persona të sëmurë të ri. Numri është dukshëm më i madh se javën e parë të janarit kur kishte numër më të vogël të personave të ri të regjistruar shkaku i periudhës së festave, njofton AlsatM.
Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i sezonit të gripit deri tani është 3009 njerëz. Kjo paraqet rritje në krahasim me vitin e kaluar për 55 për qind.
Mjekët rekomandojnë mos të qëndrohet gjatë në mot shumë të ftohtë, të shmangen tubime masive në ambiente të mbyllura, të vishen rroba të trasha dhe të pihen shumë lëngje si dhe të konsumohet ushqim i shëndetshëm i pasur me vitamina dhe minerale.









