Isen Asani: Në Komunën e Tearcës mësimi do filloj në mënyrë të rregullt
Kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani ka shfrytëzuar profilin e tij në facebook që të informoj nxënësit dhe arsimtarët se nesër në shkollat e kësaj komune do të filloj procesi i rregullt mësimor.
“Komuna e Tearces i informon te gjith nxenesit dhe stafin e arsimtareve ne te gjitha shkollat fillore ne territorin e Komunes se Tearces, se gjysem vjetori i dyte i vitit shkollor 2014 - 2015 do te filloj ne menyre te rregullt me date 20.Janar.2015 (dita e Marte), dhe mbarrevajtja e procesit arsimor do te kryhet si rregullisht. Shfrytezojme rastin qe shkollave t’ju urrojme pune te mbarre ne procesin arsimore, dhe nxenesve ju deshirojme shume suksese”, shkruan Asani.
Gjatë ditës së sotme, një ditë para fillimit të grevës së përgjithshme në arsim, kreu i Sindikatës Jakim Nedelkov thekson se greva do të mbahet dhe se këtë e mbështesin shumica e anëtarësisë së SASHK-ut. Ai thotë se numri i sindikalistëve që janë kundër grevës është shumë i vogël, dhe se kjo si dhe presionet e shumta nuk mund të ndikojnë në ndërprerjen e grevës.
/tetova1/









