Labi u drejtohet me një mesazh shqiptarëve të Maqedonisë
Këngëtari Labinot Tahiri tashmë e ka dëshmuar se është një patriot dhe e do vendin e popullin e tij. Ai në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka lënë një mbishkrim ku i drejtohet vëllezërve dhe motrave tanë në Maqedoni.
Ja çfarë i thotë Labi vëllezërve tanë në Maqedoni:
VËLLEZER E MOTRA NGA MAQEDONIA!
Ne kishim pengesa kufijsh me shekuj se na ndanë vëllain me vëlla por erdhi shekulli i shqiptareve qe po shemb këta “kufij”. Disa prej tyre janë shembur e te tjerët shpejt do shemben. Nuk ka kush qe na ndale. Bashkimi shqiptar është dhe do te ndodhe edhe formalisht.
Liderë të nderuar, përfaqësues të gjithave subjekteve politike, politikan të nderuar! Mua më është ndaluar të jem qytetarë i lirë dhe të vizitojë të afërmit e mi në Maqedoni dhe ti vizitojë publikun dhe vëllezërit e motrat shqiptare! E di shumë mirë që një gjē e tillē nuk më është ndaluar nga ju të nderuar vllezër të subjekteve politike, por nga vet Maqedonët!
Dua të përmbledh një shkrim me pak fjalë, se edhe po të duan të më ndalojnë nuk mundën të ma ndalojnë pjesëmarrjen time nëpër shtēpit e juaja, sepse unē me Zërin tim jam prezentë në çdo familje shqiptare! Dua që të gjithëve të ju urojē shëndet dhe durim, sepse e mira do vijë ngadalë por me triumf të madh! Ju urojē bashkëvllazërinë në mes juve Shqiptarē e bashkombas të mi!
Me dashuri dhe respekt Labinot Tahiri!














