Lajm: DUI po përgatit fushatë të pistë kundër BDI-së
|
Po shtohet nervozizmi dhe mosdurimi mes strukturave të BDI-së që janë nën kontrollin e VMRO-së dhe atyre që janë jashtë kontrollit të DPMNE-së, thonë për “Lajm” burime partiake. Sipas tyre, BDI-ja e cila është nën kontrollin e VMRO-së (në vazhdim të tekstit do ta quajmë vetëm “DUI”), po përgatit një fushatë të pështirë kundër pesë deputetëve të BDI-së, që janë jashtë kontrollit të DPMNE-së. Marrim vesh se funksionarët e DUI-t, kanë ndërmend të plasojnë informata komprometuese për pesë deputetët që refuzojnë të përkrahin ndryshimet kushtetuese për të cilat insiston VMRO-ja.
Burimet partiake të Lajm thonë se “dujcat” (siç i quan populli), veçmë kanë përgatitur skenar për t’i akuzuar pesë deputetët, se kundërshtimi i tyre ka të bëjë me interesa personale, e jo me interesat e shqiptarëve. Marrim vesh “dujcat” tani do të shpifin kundër pesë deputetëve, duke liferuar informacione se ata janë të pakënaqur për shkak se nuk kanë arritur të punësojnë njerëz të tyre të afërm. Këto informata vështirë do të kalojnë në opinion, për shkak se bëhet fjalë për të njëjtit “dujca” që shpërndanin monedha dhe harta false nëpër media, për të dëshmuar se “luani” gjoja është simbol i shqiptarëve,
Deri tani është publikuar identiteti i tre deputetëve të BDI-së, që janë kundër ndryshimet kushtetuese. Bëhet fjalë për Hazbi Likën, Xhevat Ademin dhe Zulfi Adilin, kurse “Lajm” i posedon edhe emrat e dy deputetëve tjerë, të cilët ende nuk dëshirojnë të eksponohen në opinion. Për dallim prej tyre, deputetët e DUI-t, veçmë publikisht kanë mbështetur këto ndryshime, pa ju dëgjuar fare zëri për kërkesat e shqiptarëve.
Edhe ish deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit, Suzana Saliu, u zhduk nga skena politika, për shkak se gjatë mandatit të saj insistonte se çdo hapje e kushtetutës duhet të përfshijë edhe çështjet që janë në interes të shqiptarëve./Lajmpress










