Mehazi: Të dhurosh gjak, shkalla më e lartë e solidarititetit - tetova1.com

Mehazi: Të dhurosh gjak, shkalla më e lartë e solidarititetit


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Jan 26, 2015





Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor Xhemali Mehazi dhuroi sot gjak, në kuadër të një aksioni që përfshin të punësuarit e këtij institucioni.

Mehazi tha se dhurimi i gjakut shpreh shkallën më të lartë të solidaritetit me të gjithë ata që kanë nevojë, pavarësisht nga mosha, gjinia, raca, ngjyra, përkatësia kombëtare dhe fetare.

“Ne si institucion me karakter publik dhe kyç në sistemin shëndetësor jemi të vetëdijshëm për vlerat dhe efektin që këto aksione kanë në shoqëri prandaj ky është viti i dytë me radhë që e organizojmë aksionin e dhurimit të gjakut në nivel institucional dhe tani më është bërë edhe traditë në FSSHM”, deklaroi Mehazi.

Në këtë aksion, vetëm në Fondin Republikan nga 300 të punësuar, për të dhuruar gjak u paraqitën 100 persona.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net