Ulje të reja të çmimit të karburanteve - tetova1.com

Ulje të reja të çmimit të karburanteve


Kategoria: Ekonomi / Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Jan 26, 2015





Çmimet e derivateve të naftës prej sonte në mesnatë do të zvogëlohen për 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin kryhet zvogëlimi i rafinerive dhe i çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 7,91 përkatësisht për 4,93 për qind.

Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 ulet për 1,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 59 denarë për litër. EUROSUPER BS-98 lirohet për dy denarë për litër dhe do të shitet për 60,5 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) do të zvogëlohet për 2,5 denarë për litër dhe do të arrijë 48,5 denarë, përderisa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) do të zvogëlohet për tre denarë dhe do të shitet për 37 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 1,610 denarë për kilogram lirohet edhe mazuti M-1 i cili tani do të shitet për 21,282 denarë për kilogram.

Si arsye për zvogëlimin e çmimit të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRE-ja i potencojnë 11,9 për qind çmimin mesatar më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 1,443 për qind kurs më i lartë i dollarit në raport të denarit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net