SASHK: Deklarata e Ademit për dialog, presion ndaj mësimdhënësve
Kërkesa e Ministrisë së Arsimit që të ndërpritet greva me qëllim dhënies hapësirë për dialog, është presion ndaj mësimdhënësve, përkatësisht ndaj Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Kështu vlerëson kreu i sindikalistëve Jakim Nedellkov si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së një dite më parë të Ministrit Abdilaqim Ademi. Sipas Nedellov-it greva mund të ndërpritet vetëm atëherë kur nga ministritë përgjegjëse, SASHK-u do të marr ofertë pozitive.
“Greva sot ka hyrë në ditën e tetë dhe ne tani në këtë moment ta ndërpresim atë dhe të nisim bisedime, për ne është absolutisht e papranueshme dhe kjo gjë është një kushtëzim ndaj nesh, të ndërpresim grevën që më pas të bisedojmë! Bisedimet përfunduan, ne qartë kërkuam vazhdim të tyre, por jo në kushte të kërcënimeve apo urdhërimeve që të ndërpritet greva. Nëse për MASH-in është presion greva jonë, edhe për ne është presion që të kërkohet nga ne të ndërpritet greva”, u shpreh Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.






