Mirëkuptim për Ali Ahmetin apo për veteranët?
HADI OSMANI
Paska kërkuar Ali Ahmeti mirëkuptim nga veteranët e UÇK, për gjendjen e tij dhe ka kërkuar që të anulohet takimi i ditës së shtunë për një ditë tjetër. Do ta kisha mallkuar rëndë secilin person që do të guxonte të tallet me aksidentin që përjetoi Ali Ahmeti. Por, kurrë s’do ta kisha besuar se vetë ai do të tallet në emër të këtij aksidenti dhe nuk do ta keqpërdorte të njëjtin. Keqpërdor një aksident për t’i mashtruar veteranët. Hallall i qoftë! Pse nuk kërkoi mirëkuptim zotëri Ali Ahmeti edhe nga Adem Demaci dhe nuk i tha mos më vizito, por le që e takoi, por edhe në foto doli bile edhe e shpërndau gjithkah në Facebook. Pse nuk ju tha ushtarëve te tij politikë, mos më vizitoni, por edhe me ata u fotografua për cdo ditë. Po ata a nuk u desht të kenë mirëkuptim, duke patur parasyshë se ishin ditët e para kur doli nga spitali. Por, duheshka të kenë mirëkuptim veteranët tani. Po mirë, ku ishte mirëkuptimi i zotit Ahmeti për këta veteranë? Përse nuk solli ligjin për statusin e familjeve te dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës. Përse nuk pati mirëkupt zoti Ahmeti për këta njerëz që shkaku i asaj luftës që solli në pushtet dhe e bëri milioner Ahmetin, ata veteranë sot s’janë në gjendje tê sigurojnë as kafshatën e gojës për fëmijët e tyre. Përse Ahmeti nuk pati mirëkuptim që t’i punësojë ata të parët. Merrni e shikoni listat e te punësuarve në administratë, janë shumica me mbiemrat e ministrave dhe funksionarëve të tjere të BDI-së. Tani zoti Ahmeti kërkoni mirëkuptim nga ministrat tuaj që i bëtë milionera mbi kurrizin e veteranëve dhe mos kërkoni mirëkuptim nga veteranët. Mos haroni zoti Ahmeti, këta veteranë që ju po i nëncmoni dhe ofendoni, keta e dridhën Maqedoninë…prandaj…





