Xhengis Rexhepi, trajner i ri i Kozhuvit - tetova1.com

Xhengis Rexhepi, trajner i ri i Kozhuvit


Kategoria: Sport

Postuar më: Sht, Jan 31, 2015





Për herë të parë ka ndodhur që një trajner shqiptar të drejtoj një skuadër maqedonase në kampionatin e ligës së dytë të Maqedonisë në futboll. Është Xhengis Rexhepi, trajneri me përvojë të madhe, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës së ligës së dytë Kozhuv nga Gjevgjelia, shkruan gazeta “Lajm”.

Ai do të ketë punë të vështirë, për faktin se e merr ekipin në vendin e tetë të renditjes me 16 pikë, pas 14 ndeshjeve të luajtura në stinorin vjeshtor me 3 fitore, 7 barzime dhe 4 humbje, kurse në dy vendet e fundit janë Drita me 14 dhe Napredok me 9 pikë.

Rexhepi tha se ka arritur marrëveshje me klubin e ri dhe shpreson të këndellen që në fillim të pjesës pranverore të kampionatit.

“Po nga dita e hënë jam emëruar trajner i Kozhuvit”, ka thënë për “Lajm”, Rexhepi, ishtrajner i Dritës, Vrapcishtit dhe disa skuadrave të tjera.

Ky i fundit me vete ka marrë edhe katë futbollistë, për të cilët mendon se do ti ndihmojnë shumë në arritjen e objektivit. Dhe, ata janë: Emir Shabani, Ertan Hasan, Bunjamin Shabani dhe portieri Amir Jashar./lajm/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net