Sitel: Zaev dhe Verushevski janë takuar të maskuar si “ninxha”! - tetova1.com

Sitel: Zaev dhe Verushevski janë takuar të maskuar si “ninxha”!


zaev_verusevski
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Feb 5, 2015





Televizioni “Sitel”, që konsiderohet si medium i afërt me qeverinë, ka publikuar detaje të reja lidhur me aksionin “Puç” , që bazohen në burime nga hetimet, e jo në deklarata zyrtare. Sipas këtij televizioni, Zaev dhe Verushevski kanë qenë vazhdimisht në kontakt dhe kanë realizuar disa takime mes veti, transmeton “Lajm”.

Një pjesë e takimeve gjoja janë realizuar në Strumicë, kurse një pjesë në lagjen Aerodrom në Shkup, kurse në ato takime Zaev dhe Verushevski kanë qenë të veshur si “ninxha”. “Çdo herë kur ka ardhur në Shkup për të takuar Verushevskin, Zaev në kokë ka mbajtur kapelë, kurse një pjesë të fytyrës e ka pasur të mbuluar me shall. Para se të futet në Shkup, Zaev e ka shkyçur telefonin e vet, që t’i humbë gjurmët. Takimet Zaev-Verushevski janë dokumentuar nga policia”, ka njoftuar Sitel.

Sipas këtij televizioni, Zaev në takimet që ka realizuar, e ka kushtëzuar Gruevskin që të lirojë miq të tij personal, si personin Robi Telekabel dhe një shef të doganës të arrestuar në vendkalimin Novo Sellë. Sitel raporton se në takimet me Gruevskin, Zaev nuk ka kërkuar lirim të gazetarit Tomisllav Kezharovski, e as të ish kryeministrit Vllado Buçkovski. Sitel raporton se Zaev dhe Verushevski kanë komunikuar edhe përmes letrave të shkruara, përmes “korrierëve” të besueshëm.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net