Sepp Blatter mik me një imam tetovar
|
Në një artikull të gazetës gjermane “Neues Deutschland”, analizohet kriza e funksionarit të lartë të FIFA-s, Sepp Blatter, akuzat për korrupsion dhe imazhi i tij tek bashkëqytetarët e tij nga Valisi i Zvicrës. Ndër të tjera, në artikullin në fjalë përshkruhet udhëtimi i gazetarit austriak në vendlindjen e Blatterit, në Visp, një vend pitoresk në Kantonin e Valisit. Më pas, ai viziton një xhami që gjendej prapa shitores Lidl, raporton “shtegu.com”
Treqind nga 7.400 banorët e Vipsit janë shqiptarë nga Tetova, të cilët e kanë themeluar edhe klubin futbollistik FC Visp, aktiviteti i të cilit ishte vlerësuar edhe nga Blatteri. Të tubuar për rreth imamit 41-vjeçar të xhamisë, i cili kishte studiuar shtatë vite në Tunizi, gazetari përshkruan mikpritjen e ngrohtë të punëtorëve tetovarë, të cilët më mirë flisnin gjuhën italiane se sa gjermanishten, për shkak të pranisë së madhe të italianëve në ndërtimtari.
Imami i kishte rrëfyer se ishte takuar me Blatterin dhe se “ai nuk ka komplekse, pasi flet me çdo njeri”. Më në fund, duke marrë instruksione nga tetovarët, gazetari e gjen shumë lehtë shtëpinë e Blatterit. Bëhet fjalë për imamin Rrahim Hasanin nga fshati Përshefcë-Tetovë, i cili disa vite me radhë është imam në xhaminë /tetova1-Lajm/











