Zaev: Janë përgjuar edhe Ahmeti, Thaçi dhe Osmani - tetova1.com

Zaev: Janë përgjuar edhe Ahmeti, Thaçi dhe Osmani


10988929_782631171826222_3265836671792971401_n
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Feb 9, 2015





Në fillim të pres konferencës Zoran Zaev ka deklaruar: “Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë, pas këtij operacioni qëndrojnë Gruevski dhe njerëzit rreth tij. Bëhet fjalë për përgjim masovik dhe jolegal nga të punësuar në shërbimet sekrete .

Kemi parashtruar padi kundër Sasho Mijallkovit, Goran Grujovskit nga sektori i pestë në DSK. Mbi 300 biseda të mija, për katër vite”, transmeton “Lajm”. Janë përgjuar të gjithë, me përjashtim të Gruevskit dhe Mijallkovit

Në vazhdim të pres konferencës Zaev ka thënë se janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë, biznesmenë, deputetë, politikanë, gazetarë. Vetëm Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov nuk janë përgjuar. “Na kanë përgjuar edhe kemi biseduar me fëmijët tanë”, tha Zaev duke theksuar se me këtë është shkelë privatësia e qytetarëve.

 

Zaev: Mijallkov e ka përgjuar Ahmetin, Thaçin dhe Osmanin

Zaev ka deklaruar se të gjitha materialet nga përgjimi ia ka dorëzuar edhe Gruevskit. Për momentin derisa po vazhdon presskonferenca, gazetarët janë duke dëgjuar incizimet nga përgjimet, ku dëgjohen bisedat e liderit opozitarë me bashkëpartiakët e tij, gazetarët dhe anëtarët e familjes së tij.

Sipas Zaevit në mesin e të përgjuarve jan edhe Gordana Jankullovska, Zoran Stavrevski, Menduh Thaçidhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kryetari LSDM-së Zaev ka deklaruar se Gruevski dhe Mijallkov e kanë përgjuar edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e PDSH-së, Menduh ThaçI dhe atë të RDK-së, Rufi Osmani. Për momentin Zaev ka lëshuar inçizime nga bisedat e tyre të përgjuara.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net