Teuta Arifi vizitoi Drenovecin dhe premtoi kompensimin e dëmit
|
Drejtuesit e Komunës së Tetovës vizituan disa shtëpi në lagjen Drenoc, të cilat kishin pësuar dëme nga tërmeti dhe rrëshqitja e dheut. Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi premtoi kompensim për dëmet, konform rregullave dhe ligjeve.
“Normalisht që ne si komunë dëshirojmë që të japim maksimumin që qytetarët të kenë sa më pak dëme. Orientimi ynë është që të bëhet kërkesë deri te komisioni vlerësues i komunës për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe i njëjti të bej vlerësimin dhe pas kësaj konform rregullave dhe ligjeve pozitive ne do përpiqemi të bëjmë kompensimin”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
Por banorët e lagjes Drenoc, kërkuan nga kryetarja e komunës që të mos bëjë vetëm premtime, por të njëjtat edhe ti realizojë.
“Është konstatua se prej ujërave është bërë kjo, por porosia ime është që të heq atë frikë shqetësim që të mos ketë dëme të tjera te fqinjët te shtëpitë se lëviz toka”.
“Me rimën me rrugën e shihni vet krejt baltë erdhën e nisën pak dhe thanë në pranver do e bëjnë dhe asgjë. Nuk është asfaltua ju vet e shihni, ajo mundë të thotë ka dy apo tre vite që thotë do vijmë në pranverë dhe më as pranverë asgjë e thotë këtu dhe shkon nuk kthen sërish më”.
“Problem është se na bënë një beton atje poshtë po at beton do e kishim bë vet ne, premtime të mëdha plot e punë aspak”.
Dëmi material që i është shkaktuar familjes Sulejmani të lagjes Drenoc llogaritet rreth 10 000 euro. Bashkim Sulejmani

















