“Gjithmonë BDI”: Çështja “HARUN ALIU” dhe kukuvajkat tona - tetova1.com

“Gjithmonë BDI”: Çështja “HARUN ALIU” dhe kukuvajkat tona


haruni-vrasja
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Feb 11, 2015





Aktualizimi i vrasjes së Harun Aliut nga shumë mediume me rastin e publikimit të “bombave” të Zaevit, ka nxitur reagimin edhe të disa faqeve në facebook që janë të afërta me BDI-në. Kështu në faqen në facebook “Gjithmonë BDI” është postuar një tekst i tillë. Në vazhdim ju prezantojmë tekstin e plotë.
Çështja “HARUN ALIU” dhe kukuvajkat tona
Për luftëtarin e lirisë, Harun Aliu, apo siç e njohim të gjithë komandant “Kushtrimin” çdo kush që kanë qenë pjesë e UÇK-së ka pasur (dhe ka ende shumë respekt) për trimërinë dhe burrërinë e tij, edhe pse i ai nuk jeton më. Pas përfundimit të luftës së UÇK-së, Harun Aliu, ka qenë pjesë e pandashme organizimit politik në BDI, ku në vitin 2006 themeloi edhe partinë e tij AK, ngaqë kishte koncept tjetër për zhvillimet politike. Gjithçka legjitime dhe legale, ndërsa pas krijimit të partisë, BDI i ofroi menjëherë bashkëpunim.
Kjo nuk ka edhe shumë rëndësi sot, por ajo që duam të them është se vaji i kukuvajkave që dëgjojmë sot, në kohën kur komandant “Kushtrimi” nuk jeton më, është një turp dhe një qyqarllëk i paparë. Kur Harun Aliu në vitin 2006 kërkonte përkrahje për partinë e tij AK, asnjë medium i atëhershëm, asnjë analist i gjithëditur i sodit (të gjithë si sot ishin aktiv), asnjë gazetar apo asnjë profesor nuk ju bashkua iniciativës së tij politike dhe ai kishte problem, paramendoni, edhe me plotësimin e listës prej 20 kandidatëve për deputetë nëpër njësi zgjedhore, jo më të fitoj vota 6-7 mijë vota në ditën e zgjedhjeve për t’u bërë deputet.
Të gjithë këto që sot e “vajtojnë” komandant “Kushtrimin”, atëkohë e braktisën atë, kush merrej me komandantët e UÇK-së atë kohë, kur ishte kohë korrje, ishte koha të mjelet BDI-ja dhe të zhvaten pushtetarët e “njomë”.
Se BDI-ja është e madhe dhe njerëzit e idealit si le kurrë në baltë dëshmon edhe fakti se edhe pse Harun Ali dhe AK vendosën të garojnë të vetme në zgjedhjet e vitit 2006, BDI-ja duke parë situatën e vështirë politike që ndodhej AK-ja, vendosi ta ndihmoj politikisht duke i dërguar kuadro të veta (me kërkesë të vet Harun Aliut) për të plotësuar kriteret ligjore (për të përmbushur listën me kandidatë për deputetë) për pjesëmarrje në zgjedhjet e vitit 2006. Por, AK, fatkeqësisht nuk arriti të futet në parlament, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2008-të refuzoj bashkëpunimin e ofruar nga BDI-ja dhe bëri koalicion me PDSH-në e Menduh Thaçit.
Të gjithë këto qyqarë, që atëherë ja kthyen shpinën Harun Aliut, sot pas ai nuk jetojnë më tentojnë të na shiten patriotë të mëdhenj duke tentuar që përsëri në emër të tragjedisë së tij të përfitojnë dhe të lartësohen. Sa e gërditshme apo jo!
Turp t’ju vije! Do ju vrase vaji i fëmijëve të tij!

/tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net