Tre dobitë e mëdha nga bombat e Zaevit
Hadi Osmani
Demaskimi i patriotizmit të rejshëm të Nikolla Gruevskit dhe partisë së tij është dobia e parë që vjen falë publikimit të bombave të Zoran Zaevit. Me këtë do të bjerë një sistem i rëndë diktatorial, qytetarët do të çlirohen nga patriotizmi i rejshëm, nga helmimi nacionalist dhe nga urrejtjet mes vete. Kështu vendit do ti hapet rruga e integrimit në NATO dhe BE. Ky në fakt do të jetë përfitimi i dytë dhe i përbashkët i të gjithë qytetarëve.
Nga bombat e Zaevit besoj që do të vijë edhe dobia e tretë që ka të bëjë vetëm me shqiptarët. Nëse Zoran Zaevi i rij besnik fjalës publike që ka dhënë dhe i publikon të gjitha materialet që ka atëherë do të demaskohen edhe patriotët e rejshëm shqiptarë. Me këtë në fakt do të bien të gjithë aktorët e rejshëm nga skena politike dhe do tju hapet rruga politikanëve të ri që nuk do të jenë të ngarkuar me dosje, përgjime, afera koruptive apo krime të tjera. Por jo gjithcka është në duart e Zaevit. Vetë panika që i ka kapur partitë shqiptare e zbardh gjysmën e së vërtetës dhe ne si shqiptarë më duhet të fillojmë procesin e vetëpastrimit.









