Teatri i Tetovës reagon ndaj nominimeve në Milingona e Artë - tetova1.com

Teatri i Tetovës reagon ndaj nominimeve në Milingona e Artë


milingonaeart
Kategoria: Kulturë / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Feb 14, 2015





eatri I Tetovës ka reaguar ndaj mospërfshirjes në NOMINIMET PËR “MILINGONA E ARTË” 2014.
Në reagimet thuhet.

“Duke marrë parasysh të gjitha aktivitetet të cilat kanë shënuar vitin 2014 si dhe që Teatri i Tetovës është etabluar me punën e tij serioze si institucion kulturor i cili prodhon vlera të mirëfillta të artit skenik, fakt që e mbështet edhe pjesëmarrja dhe marrja e çmimeve në Festivale të ndyshme të rajonit, si dhe bashkëpunimi me regjisorët më të njohur shqiptar dhe ato të huaj dhe për të qene absurdi më i madh Milingona nominon regjisor dhe aktor të cilët kanë marrë çmime pikërisht me shfaqjet e realizuara nga vet Teatri i Tetovës.Kjo na bën që Teatri i Tetovës të dyshojë në seriozitetin e këtij evinimenti. Le tu ngel për nderë të gjithë atyre të cilët mendojnë se me mospërfshirjen e Teatrit te Tetovës do të kenëqin apetitet e tyre duke u hakmarrë ndaj këtij institucioni.Ftojmë jurinë e Milingonës së Artë që t`a bëjë transparente mënyrën e nominimit”, thuhet në reagimin e Teatrit të Tetovës.

Ndryshe, që në fillimin e vet ka humbur kredibilitetin e vet duke nominuar institucione dhe individë në jetën kulturore të Maqedonisë kurse në anën tjerë anashkalon artistët e mirëfilltë. Nominimet e këtij viti janë gati të njejta me noiminimet e vitit të kaluar vecanërisht në sferën e medimueve ku nominohet emisionet e njejta shumica e të cilave të televizioneve të kryeqytetit.

Milingona e artë duhet të jetë gjithpërfshirëse nëse dëshiron të bëhet barometër I të arriturave muzikore dhe artistike në Maqedoni.

Organizatorët njoftojnë se shpallja e fituesve do të bëhet më 28 shkurt.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net