BDI kundër shtrembërimit të deklaratës së Ali Ahmetit
|
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ashpër ka demantuar shtrembërimin tendencioz të qëndrimit të kryetarit Ali Ahmeti për opozitën maqedonase nga ana e ish politikanëve që aktualisht ushtrojnë rolin e analistëve.
Sipas BDI-së, që nga fillimi i bojkotit të opozitës, Ahmeti në çdo komunikatë dhe në çdo prononcim publik ka ftuar deputetët e LSDM-së që të kthehen në Kuvend ku e kanë vendin dhe ju ka ofruar përkrahje dhe partneritet për çdo iniciativë të tyre konstruktive në interes të vendit.
Sa u përket të ashtuquajturave “bomba”, madje qëndrimi i partisë së Ahmetit nuk është kalkulues e as oportunist e lëre më vardisës, por mbetet po ai, i shprehur qartë dhe zëshëm nga vet Kryetari Ahmeti: publikoni të gjitha!





