Ibrahimi: Sot e kemi të qartë pse u vra Harun Aliu - tetova1.com

Ibrahimi: Sot e kemi të qartë pse u vra Harun Aliu


zeqirjaibraimi
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Feb 15, 2015





“Rasti i sotshëm është skandal i madh, ne nuk guxojmë ti mshelim sytë. Sot u kuptua se sa është keq, sot e kemi të qartë pse ndodhi rasti Sopotit, pse u vra Harun Aliu, pse ndodhi Monstra, … sot u bë e qartë se në Maqedoni nuk ka gjykata po vetëm polici, policia është edhe gjyq”, kështu u shpreh Zeqirija Ibrahimi duke potencuar se gjykata në Maqedoni i shërben Gruevskit dhe Alisë.

Sipas tij, sot u dëshmua se gjithë sistemi gjyqësorë iu shërben qarqeve të krimit.

“Duhet të pyesim cili ishte roli i shqiptarëve kur shqiptarët janë djegur nëpër burgjet e Maqedonisë, nuk duhet të kalojnë këto, kush ishte ai shqiptar që ka lejuar të kalojë kjo? Ne nuk e njohim sistemin gjyqësor të Maqedonisë, ne e kemi kuptuar më herët, por sot gjithcka u dëshmua sot. Ky system i shërben krimit dhe padrejtësisë. Sot u kuptua kush është “shef” në Maqedoni, nuk është kryetari as kryeministri por shefi i shërbimit sekret. Besa do të punojë që drejtësia të jetë peshorja jonë, dhe Besa të jetë fitorja jonë.”, ka përfunduar Ibrahimi./lajmpress/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net