Vjen reagimi i BDI-së për ‘Bombat’ numër 2 të Zoran Zaevit
|
Me poshtë ua sjellim reagimin e plotë të BDI-së:
Bashkimi Demokratik për Integrim ashpër demanton shtrembërimin tendencioz të qëndrimit të Kryetarit Ahmeti për opozitën maqedonase nga ana e ish politikanëve që aktualisht ushtrojnë rolin e analistëve.
Fjala publike duhet thënë me përgjegjësi të madhe dhe me bindje absolute në vërtetësinë e saj.
Që nga fillimi i bojkotit të opozitës, Kryetari Ahmeti në çdo komunikatë dhe në çdo prononcim publik ka ftuar deputetët e LSDMsë që të kthehen në Kuvend ku e kanë vendin dhe ju ka ofruar përkrahje dhe partneritet për çdo iniciativë të tyre konstruktive në interes të vendit. Këtë mund ta vërtetoni lehtësisht në paragrafet e çdo komunikate nga takimet e Kryetarit Ahmeti kur ai i është referuar opozitës.
Ndërsa, sa i përket të ashtuquajturave “bomba”, qëndrimi jonë nuk është kalkulues e as oportunist e lëre më vardisës, por mbetet po ai, i shprehur qartë dhe zëshëm nga vet Kryetari Ahmeti: publikoni të gjitha!
Në fund, ne kemi arritur që të vendosim parimin që partnerët qeverisës mund të përcaktohen vetëm nga vullneti politik i qytetarëve shqiptar dhe maqedonas.
Bashkimi Demokratik për Integrim është përfaqësues dinjitoz dhe legjitim i vullnetit politik të shqiptarëve në Maqedoni dhe rrjedhimisht koalicionon me të zgjedhurit e palës maqedonase.







