Vajza bukuroshe e Mahmut Feratit (Foto)
|
Ai njihet si këngëtar i muzikës popullore dhe asnjëherë më parë nuk ka prezantuar nëpër raste familjen e tij dhe shumë pak njerëz e dinë që është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.
Por, ajo që po zë vëmendje është vajza e këngëtarit të mirënjohur. Këtë herë kemi vendosur që t’ua prezantojmë Argjendën, vajzën bukuroshe të këngëtarit të njohur Mahmut Ferati që është i lindur në fshatin Odri të Tetovës.
Argjenda vazhdon me studime e deri më tani nuk ka treguar interes në muzikë, e as në modelizëm, edhe pse ajo ka asete mjaft kredibile për këto fusha.













