Bejli kërkon dialog të mirëfilltë politik
|
Ambasadori i sapoemëruar i SHBA-së në Shkup Xhes Bejli bëri thirrje sot, për dialog parlamentar. Në një takim me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanovski, ai ndau qëndrimet për situatën politike në vend si dhe tema të tjera. Siç njoftuan nga kabineti i Veljanovskit, ambasadori Bejli ka porositur ndërmarrjen e masave për përmirësimin e imazhit të përgjithshëm të Parlamentit dhe vetë shtetit. Çelësi i kësaj, është vetëm zhvillimi i dialogut për zgjidhjen e problemeve. Ambasadori ka theksuar se SHBA-të do të vazhdojnë që t’i mbështesin me sinqeritet të gjitha proceset e rëndësishme demokratike, si edhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Veljanovski nga ana tjetër është angazhuar se do të shfrytëzojë të gjitha instrumentet kushtetuese dhe ligjore që ka në dispozicion, për zgjidhjen e ngërçit politik dhe rikthimin e deputetëve të opozitës në Parlament. Alsat-M















