Për 45 ditë zhduken 21 persona!!! - tetova1.com

Për 45 ditë zhduken 21 persona!!!


policia
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Feb 18, 2015





Gjatë vitit 2014, si të zhdukur janë paraqitur 172 persona, ku pjesa më e madhe e tyre është gjetur, ndërsa për 30-të prej tyre akoma s’ka asnjë gjurmë. Ndërsa gjatë këtij viti, për një muaj e gjysmë si të zhdukur janë paraqitur 21 persona, 12 prej të cilëve janë gjetur, ose janë kthyer vetë në shtëpi.

Brenda një dite në Maqedoni tre persona janë paraqitur si të zhdukur në sektorët e punëve të brendshme.

Bëhet fjalë për një femër 31 vjeçare nga fshati Raotincë, komuna Jegunovc, të cilën si të zhdukur në polici e ka paraqitur bashkëshorti i saj. Ajo është zhdukur më 14 shkurt.

Po ashtu, të hënën në ora 21 e 15 në stacionin policor në lagjen Aerodrom, një grua 70 vjeçare e ka paraqitur të zhdukur bashkëshortin e saj, 73 vjeçar.

Ndërsa në stacionin policor në Gjorçe Petrov, pot ë hënën në mbrëmje është paraqitur zhdukja e një gruaje në moshë 84 vjeçare. Policia ka filluar aktivitetet për gjetjen e tyre.

Ndërkaq, gjatë vitit 2014, si të zhdukur janë paraqitur 172 persona, ku pjesa më e madhe e tyre është gjetur, ndërsa për 30-të prej tyre akoma s’ka asnjë gjurmë.

Ndërsa gjatë këtij viti, për një muaj e gjysmë si të zhdukur janë paraqitur 21 persona, 12 prej të cilëve janë gjetur, ose janë kthyer vetë në shtëpi.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net