A përgatitet BDI për ndarje nga VMRO?!
Skandali i përgjimeve ka plasur në Maqedoni, ku përfshihen figura kyçe të politikbërjes qeveritare, raporton Almakos. Por, mbetet tejet konfuz veprimi i BDI-së në këtë situatë, pasi që edhe pse është pjesë e Qeverisë së Nikolla Gruevskit, pra është pushtet, Ali Ahmeti sërish kërkon ndihmën e të tjerëve, në këtë rast prej atyre siç dëshiron ti quaj ai ‘miqve ndërkombëtarë’.
Analisti dhe publicisti, Selim Ibraimi në një postim në facebook thotë se polizicioni i BDI-së në aferën e përgjimeve nuk është i qartë aspak.
“Pozicioni i BDI-së në aferën e përgjimeve mbase nuk është tejet i qartë deri në fund.Dy versione janë në dukje.E para,kjo bëhet për të ripozicionuar partinë për ndërrime të dhimbshme në Maqedoni pas qëndrimit të gjatë në pushtet.E dyta, pritet veçimi i partisë në momentin e duhur për të hyrë në lojën e re të kombinimeve që mund të përcaktohen nga ndërkombëtarët.
Kërkesa e BDI-së për ndërhyrje ndërkombëtare për të zbutur “konfliktin ideologjik” në mes LSDM-së dhe VMRO- së nuk është e mjaftueshme, përderisa BDI nuk e rishikon veprimtarinë dhe qoftë të merr përgjegjësi nëse është apo jo e involvuar në veprimtari koncpiraconi apo spiunazhi.Kryetari i partisë Ali Ahmeti ka thënë se opozita mund ti publikojë të gjitha materialet që i disponon!
Ana tjetër e skandaleve,ngel pjesë e errët e qeverisjes së partive që nga pavarësia e deri më sot.”









