Pse në Tetovë dhe rrethinë mbrëmë është ndjerë erë gazi?
Gjatë natë në adres të “tetova1.com” kanë ardhur disa mesazhe nga banorë të Tetovës dhe rrethinës me të cilën ata shprehin brengën e tyre për një erë të rëndë që është ndjerë sa që ka qenë e vështirë më gjatë të qëndrohet jashtë në natyrë.
Ja disa prej këtyre mesazheve:
M.M (01:44): Mirmbrema nese mund tna konfirmoni nese ndjeni ere gazi jashte sepse ne fshatin Kamjan smund te rrish jashte!!! Flm
F.N (00:52) Heyy stafii vall cka digjet ne jugohrom sontee nuk i vjen mjegulles kshu er e keqeee tlutem ma shum merni masa per ket jugohromin ma shum postinee
V.S (23:48) Une sa e di ne Tetove gasfikim nuk ka … Aman sonte per momentin Tetoves i vjen nje ere e rende, ere Gaziii …
Përgjigje për këto brenga të banorëve të Tetovës dhe rrethinës padyshim se duhet të japin organet përgjegjëse të Ministrisë së Ambientit Jetësor, e cila ministri udhëhiqet nga ministri Nurhan Izairi i cili edhe jeton në Tetovë.








