Kërkohet dorëheqja e ministrit të Ambinetit Jetësor - tetova1.com

Kërkohet dorëheqja e ministrit të Ambinetit Jetësor


nurhanizairi
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Feb 25, 2015





Në Maqedoni sërish janë shtuar zërat dhe kërkesat për dorëheqjen e ministrit të Ambientit Jetësor Nurhan Izairi.

Pas lëvizjes ekologjike EcoGuerilla, edhe Lëvizja “Duam Çair të Pastër” ka reaguar duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të ekologjisë Nurhan Izairi për shkak mos menaxhimit të situatës me ndotjen e madhe që i bëhet 300 mijë banorëve të Pollogut.

“KËRKOJMË DORËHEQJEN PA KUSHT DHE TË MENJËHERSHËM të ministrit të ekologjisë z. Nurhan Izairi. Ky person mund të jetë gjithçka por jo edhe ministër i ekologjisë kur para syve të tij dhe mbi 300 mijë banorëve sheh dhe nuhat edhe vetë helmin që helmon tetovarët me rrethinë! Kërkojmë dorëheqjen pa asnjë kusht dhe të menjëhershëm të ministrit Izairi.” thuhet në komunikatën e tyre.

Ministri Izairi edhe pse vjen nga zona e Tetovës, ai deri tani nuk ka parandaluar ndotjen masive në këtë komunë, e cila është ndër vendbanimet më të ndotura në botë, për shkak të ngrohtores “Jugohrom”, që është një nga ndotësit më të mëdhenj në Maqedoni. (INA)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net