Nikolla Gruevski për herë të parë flet për Bombat e Zaev
|
Në pres konferencën e cila është në vijim, kryeministri Nikolla Gruevski thotë se përgjimet janë bë me pajisje të MPB.
Ai pohoi se janë incizuar të gjitha takimet me Zaevin nën masat e ashtuquajtura PIM.
“Jam këtu për tu dhënë përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve. Zaev në takimet tona mi prezantoi disa biseda jo të rëndësishme. Kishte edhe materiale të pasakta dhe të montuara. Andaj them që ka disa biseda të sakta, gjysmë të sakta dhe aspak të sakta. Incizimet i ka bërë Agjencia e huaj sekrete me ndihmën e personit Z.V. Materialet janë menduar të dërgohen jashtë vendit. Z.V e ka thyer kompjuterin dhe ka folur me shifra me familjen, një njeri i pafajshëm nuk e bën këtë. Ministria e punëve të brendshme zbuloi kush I ka bërë xhirimet që i ka Zaev, ato janë dy persona që i kanë ndihmuar personit me iniciale Z.V dhe ata sot e kanë pranuar para gjykatës fajësinë e tyre. Opozita nuk ka asnjë dëshmi se ne i kemi bë xhirimet”, tha Gruevski.
Sipas Gruevskit xhirimi është bërë me mjet special nga njerëz mirë të trajnuar.
“Zoran Zaev është mjet i shërbimeve të huaja. Nuk është e vërtetë se kemi pranuar qeveri teknike në takimet që kemi pasur me Zaevin, këto janë spekulime”, tha Gruevski.






