Share

Varrimi i Ardonit Murtezanit do të bëhet nesër (e shtunë)

Të shtunën (21.02) familja Murtezani nga Tetova u përballua me një tragjedi. Në SHBA ndërroi jetë djali i tyre Ardonit Murtezani.
Nga familja Murtezani informojnë se varrimi i Ardonitit do të bëhet nesër (e shtunë). Në vazhdim ju prezantojm informatën nga familja Murtezani.
Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, ju njoftojmë se varrimi i të dashurit tonë, Ardonit Murtezani, do të bëhet më 28 Shkurt (e Shtunë), me namazin e Drekës.
Kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga mjediset e lokalit ‘Dinamika’ (që gjendet në hyrje të qytetit), në orën 11:00, duke vazhduar në ‘Eski Xhami’- në qendër të Tetovës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit në Varrezat e Qytetit.
Pjesëmarrja Juaj është ngushëllim dhe respekt për ne!
PRITJA PËR NGUSHËLLIME:
Nga data 28 Shkurt deri më 3 Mars, prej orës 10:00, në lokalin ‘Dinamika’ në Tetovë.
Me respekt,
Familja Murtezani