BDI i bën ofertë Zaevit, që të mos publikohen “bomba” për Abdilaqimin dhe Grubin
|
BDI i ka bë një ofertë LSDMsë, duke kërkuar që Zoran Zaev të mos publikojë një “bombë” për sekretarin e përgjithshëm të partisë, Abdilaqim Ademi dhe për deputetin Artan Grubi, raporton gazeta “Lajm”.
Sipas burimeve partiake, BDI i ka ofruar LSDM-së lirimin e kardiologut Borce Petrevski, i cili gjendet në arrest në Prishtinë, vetëm e vetëm që të mos piblikohen bombat për Ademin dhe Grubin. Burimet tona thonë se lutjet e BDIsë në adresë të LSDMsë janë të njëpasnjëshme, për shkak se “bombat” për Ademin dhe Grubin përmban materialet më të pista që deri tani janë publikuar për ndonjë politikan.
Një prej këtyre bombave, mëson “Lajm”, përmban bisedat dhe sms-të që kanë dërguar Ademi dhe Grubi te funksionarët r BDIsë në ekzekutiv, duke u bë presion atyre se te cilat mediume duhet të reklamohen, e te cilat nuk guxojnë të bëjnë një gjë të tillë.
Në shënjestër të Ademit dhe Grubit kanë qenë mediumet të cilat kanë kundërshtuar projektin “Skopje 2014, si dhe kanë kritikuar mënyrën se si janë montuar vrasja e Harun Aliut, rasti Monstra dhe shumë raste tjera kundër shqiptarëve. Ademi dhe Grubi u kanë sugjeruar funksionarëve të BDIsë në ekzekutiv që të reklamohen te mediumet që kanë përkrahur, ose kanë heshtur lidhur me projektin “Skopje 2014″ dhe për projektet tjera antishqiptare. Marrim vesh se Zaev dhe LSDM e kanë refuzuar këtë kërkesë, duke ja bë me dije BDIsë se do të shpalosin të gjitha krimet që ka bë qeveria, ku bën pjesë BDI. Oferta për “shpëtim” të Ademit dhe Grubit, në BDI konsiderohet si operacion për të shpëtuar “peshq të mëdhenj” partiak.
Megjithatë brenda partisë ekziston habi se pse nuk ka pasur tentim për të penguar Zaevin që të publikojë “bombën” kompromituese për Musa Xhaferin. Disa qarqe partiake vlerësojnë se kio dëshmon që në BDI tani Xhaferi konsiderohet si “peshk” më i vogël se Ademi dhe Grubi./lajmpress/















