BDI në zmbrapsje, PDSH në heshtje! - tetova1.com

BDI në zmbrapsje, PDSH në heshtje!


Kategoria: Opinione

Postuar më: Sat, Feb 28, 2015





Selim Ibraimi

Çfarë pas bombës së pestë të Zaevit.Kryeministri tha se nuk e ka në plan të arrestojë asnjeri.BDI nuk është duke bërë zë ,izolimi është parë si zgjidhja më e mirë për të përballuar krizën.A mund të jetë kjo strategjia e dytë e fitimit të partisë apo e humbjes së kontrrollit institucional?
Partitë politike me kontroll vertikal demokratik në çfarëdo situate zakonisht komunikojnë më votuesit dhe opinonin.
Këtë nuk jemi duke e parë tek BDI-ja.Situata e sigurisë sipas autoriteteve është në kontroll dhe këtu ndoshta partitë bazohen.
PDSH –së nuk i bën përshtypje përgjimi pasi siç thotë kjo parti që nga viti 1993 është vëzhguar nga shteti.Kryeministri deklaroi se nuk do të tërhiqet nga pozita.
Këtu përsëri tre hipoteza paraqiten.E para PDSH ndoshta kalkulon në ndonjë aleancë të rastit të fundit me VMRO-në për të larguar BDI-në nga pushteti.
E dyta, të dyja partitë BDI dhe PDSH do ta mbajnë balancën aktuale të forcave me VMRO-në,me çka partitë shqiptare ia vazhdojnë jetën qeverisë.
Dhe e treta,pas paraqitjeve të njëpasnjëshme të inçizimeve ,tendosjes së situatës politike,partitë BDI dhe PDSH do të detyrohen të pozicionohen.
Sipas reagimeve aktuale duket se konfrontimi po zhvillohet vetëm në mes LSDM-së dhe VMRO-së, e që paraqitet se kjo ska të bëjë fare me BDI-në dhe PDSH-në.
Sipas liderëve,terreni demokratik tek partitë shqiptare është i pastër dhe nuk ka nevojë të rireshtohen forcat apo qoftë të largohen nga skena politike liderët që mbartin bagazh të së kaluarës dhe janë një ndër pengesat e progresit në Maqedoni.
Nëse aktorët lokal kanë përkrahje të faktorëve të jashtëm,atëherë edhe transfromimet në Maqedoni do të jetë më të vështira dhe me pasoja për rendin dhe sigurinë.
Është e paqartë fusha e partive shqiptare,se nëse këto të fundit janë të kënaqura me rezultatet.Kuptohet se janë dhe për këtë arsye volumi i zërit të tyre është i ultë kësaj rradhe.Zbërthimi i varfërisë ska tjetër se si të interpretohet tek pala shqiptare ,por vetëm si një bllokadë dhe pa opsion politik.Efekti domino që e pret publiku dhe votuesit vështirë se do të mund të paraqitet apo ndodhë vetvetiu.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net