Server: Shqiptarët në Maqedoni janë vëzhgues që nuk dinë çfarë të bëjnë
Daniel Server, analist amerikan dhe njohës i mirë i çështjeve në Ballkan, ka theksuar se SHBA është mik i Maqedonisë, ndërsa Moska dëshiron që Maqedonia mos të bëhet anëtare e NATO-s.
“Nuk ka dyshim se Athina po i përforcon lidhjet me Moskën dhe se Moska është kundër antarësimit në NATO dhe BE të vendeve të Ballkanit, theksoi analisti amerikan duke shtuar se nuk është i bindur se ka pasur tentim për grushtshtet në Maqedoni”, transmeton “Zhurnal”.
I pyetur për qëndrimin e SHBA-ve për situatën në Maqedoni, Server për emisionin “Zëri i popullit” ka thënë se Uashingtoni zyrtar nuk është i interesuar për destabilizimin e Maqedonisë.
Uashingtoni favorizon demokracinë dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Do të mbështesë secilin që në mënyrë demokratike do të vijë në pushtet. Uashingtoni do ta mbështesë sistemin demokratik në Maqedoni”, tha Server.
I pyetur nëse sheh ndonjë rrezik në këtë situatë që të aktivizohen shërbimet sekrete shqiptare që të destabilizohet Maqedonia, Server ka thënë:” Dyshoj në këtë. Por, shqiptarët në Maqedoni përfundimisht duan ta shohin Maqedoninë në NATO dhe do të jenë të zhgënjyer nëse ky incident do të prishë këtë perspektivë”.
I pyetur nëse sheh ndonjë rrezik për përplasje ndëretnike dhe rrezik na ISIL ndaj Maqedonisë, Server ka thënë:
Ekzistojnë ekstremistë në shumë vende. Nuk mund të them se nuk ka edhe në Maqedoni, pasi përkohësisht i ka pasur edhe në të kaluarën. Por, këtu nuk shoh ndonjë problem etnik. Ky është një konfrontim ndërmjet dy maqedonasve Zaev dhe Gruevski. Shqiptarët janë vëzhgues që nuk dinë çfarë të bëjnë, tha Server.









