BDI: Të hapur për çdo opsion, por me kusht që të përfshihet faktori ndërkombëtar! - tetova1.com

BDI: Të hapur për çdo opsion, por me kusht që të përfshihet faktori ndërkombëtar!


bdiiaaaa
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Mar 5, 2015





Bashkimi Demokratik për Integrim është i hapur për të gjitha opsionet e zgjidhjes së krizës, por me kusht që në këtë proces të përfshihet faktori ndërkombëtar.
Zyrtarë të lartë të partisë i thanë gazetës “Slloboden Pecat” se zgjidhja finale nuk duhet prejudikuar, pa nisur procesi i dialogut politik me asistencën e faktorit ndërkombëtar.
Është i nevojshëm monitorimi dhe ekspertiza ndërkombëtare për situatën, me qëllim krijimin e kushteve për dialog politik, ku do të diskutoheshin të gjitha variantet e zgjidhjes së krizës, hapur dhe pa prejudikime, thanë zyrtarë të partisë për gazetën maqedonase.
Qëndrimi i tillë i referohet çështjes se cila është zgjidhja e krizës politike.
Në intervistën për Telma, kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se “duhet formuar një qeveri kalimtare me personalitete që kanë kredibilitet të fortë dhe që do të ishin garantues të zgjedhjeve fer dhe të lira.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net