Sot vjen “bomba” e 7-të e Zaevit - tetova1.com

Sot vjen “bomba” e 7-të e Zaevit


zaev-selfie
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Mar 6, 2015





Gjatë ditës së sotme-pasdite nga ana e liderit të LSDM-së Zoran zaev pritet të publikohet “bomba” e 7-të . Si zakonisht kryetari i kësaj partie Zoran Zaev bashk me anëtarë tjerë të kryesis së LSDM-së nëpërmjet konferencës për shtyp pritet të publikojnë edhe përgjime tjera që sipas tyre janë realizuar me urdhër të Sasho Mihajllkovit.
Siç mëson “tetova1″ bomba e shtatë do të publikohet në ora 14:00. Në LSDM thonë se edhe kjo bombë, si ato paraprake do të nxjerrë në shesh “shumë punë të pista të pushtetit”, por nuk bëjnë të ditur sakt se me cilën sferë ka të bëjë kjo “bombë”.
Kërkesa e vazhdueshme e opinionit shqiptarë është që të publikohen përgjime që kanë të bëjnë edhe me politikan-funksionar shqiptarë. Zoran Zaev ka bërë të ditur se do të publikoj gjithçka. Pritet të shihet nëse “bomba” e 7-të, a do jetë për ndonjë funksionar shqiptarë, ose do prek vetëm funksionarët-politikanët maqedonas.
/tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net